Gashi i LDK-së: Rritja e çmimit të rrymës, kosto e paaftësisë së Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike si "kosto të paaftësisë qeverisëse".

Lajme

17/01/2022 19:31

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se ajo po e rëndon vazhdimisht jetën e qytetarëve.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë qeverisëse. Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rritë koston e jetesës dhe dëmton gjepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prekë të gjithë pa përjashtim. Vetëm kjo Qeveri ka “aftësi” që një gjendje të rënduar ta rëndoj edhe më tej, duke na bindur për çdo ditë se ka “aftësi” të qeverisë keq e më keq. Çka është edhe më keq, të lë përshtypjen që nuk e dinë që s’dinë”, ka shkruar Gashi në Facebook.