Gashi ‘harron’ të gjitha ushqimet e tjera kur bëhet fjalë për pite

Gashi ka treguar se i pëlqejnë ushqimet tradicionale shqiptare.

ShowBiz

01/01/2019 17:12

Reperi Gashi i cili jeton dhe vepron në SHBA nuk e ka harruar asnjëherë prejardhjen, andaj në secilën intervistë është kujdesur që të flas pak për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Atij madje i pëlqejnë edhe ushqimet tradicionale si psh pitja dhe këtë e ka dëshmuar pas një postimi të fundit në Instagram ku i vihen përballë ushqime të ndryshme por prapë se prapë e preferuara e tij mbetet pitja.

Gashi së fundmi e ka publikuar albumin e tij më të ri ndërsa vitin që lamë pas ishte edhe në Kosovë në kuadër të SunnyHill, koncert të cilin e ka përshkruar si të pa harruar./Lajmi.net/