Gashi, futbollisti më i mirë në Zvicër

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.

Sport

02/02/2015 21:18

Shkëlzen Gashi ka arritur të fitojë një epitet të madh, pasi është shpallur si futbollisti më i mirë në Zvicër.

Ai kishte paraqitje perfekte me skuadrën e Baselit, duke qenë lojtari kryesor i saj.

Përndryshe, Gashi ka arritur suksese të mëdha kolektive, duke arritur të kalojë grupin e Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar skuadrën e Liverpoolit midis Anfieldit.