Gashi e Xhaka ndihmojnë refugjatët
Dy ligat e para të futbollit zviceran do të dhurojnë nga 455 euro në ndihmë të refugjatëve për çdo gol që shënohet këtë fundjavë.
Sport
Klubet nga Super League dhe Challenge League, dy ligat e para të futbollit në Zvicër do të dhurojnë nga 455 euro në ndihmë të refugjatëve për çdo gol që shënohet këtë fundjavë.
Skuadrat nga dy ligat e para të futbollit zviceran ku luajnë plot futbollistë shqiptarë përfshirë dyshen e Baselit, Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka, kanë vendosur të japin kontributin e tyre në përpjekje për të ndihmuar krizën e madhe dhe dëbimin për shkak të luftës dhe rrezikut për jetë në Lindjen e Mesme.
Autoritetet e futbollit në Zvicër janë organi më i ri që i është bashkuar botës së sportit në ndihmë të refugjatëve.