Gashi e mohon kalimin në NISMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit ministër i Diasporës Dardan Gashi ka reaguar pas lajmit të publikuar në media për kalimin e tij në Nismën Social Demokrate.

Lajme

19/08/2019 14:01

Është raportuar se Gashi, ka braktisur ‘Listën Rugova’ dhe ka kaluar në partinë e Fatmir Limajt.

Gashi përmes një njoftimi për media, ka sqaruar se lajmi është i pa vërtet.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë të tij:

Me dijen time Nisma nuk ka fare nënkryetar, pra pozita si e tille nuk ekziston! 2. Angazhimin e Uke Rugovës ne LDK e përshëndes dhe e përgëzoj për kontributin ne partine e themeluar e udhëhequr për dy dekada nga babai i tij! Pra jo qe nuk jam pajtuar por edhe e kam inkurajuar e përkrahur! 3. Lista Rugova ka qene vetëm një here ne qeveri, ne qeverinë Thaçi 2! Përfshirja ime ne qeverine Haradinaj ka qene si jo partiak, pra si i pavarur! Lista Rugova ka qene një frakcion i LDK i cili ka pushuar se ekzistuari qysh ne vitin 2014! Pra nuk e kam “braktisur” Listën Rugova, sepse nuk ka pasur liste për ta braktisur! 4. Kryetari Mustafa as qe ka pasur nevoje te merret me temën e rikthimit tim ne LDK sepse as qe është shtruar ndojhere para tij ose dikujt tjetër ne LDK! 5. Është mire qe kur shkruhen tekste te tilla kreative te kontaktohet edhe personi për te cilin shkruhet e jo te qëndisën gjera nga imagjinata! /Lajmi.net/