Gashi, dy gola në derbin ndaj Zurichut (Video)

Sapo ka përfunduar dhe derbi i Zvicrës ndërmjet Baselit dhe Zurichut, që përfundoi në të mirë të skuadrës së Shkëlzen Gashit, me rezultat 2-1.

Sport

30/11/2014 18:07

Shkëlzen Gashi ishte heroi i Baselit, pasi shënoi dy gola për skuadrën e tij në fitoren 2-1 kundër derbit ndaj Zurichut.

Golin e parë, Gashi e shënoi në minutën e 41’,  ndërsa dy minuta para fundit të takimit, Zurichu shënon për të barazuar rezultatin.

Sidoqoftë, në minutën e 5 të lojës shtesë, Shkëlzen Gashi shënon me kokë për ti dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij nga ky takim.

Me këtë fitore, Baseli është në krye të Kampionatit të Zvicrës, me plotë pesë pikë më shumë se Zurichu.

Video