Gashi bëhet me veturë super-luksoze

Gashi tregoi veturën e tij të re.

ShowBiz

10/07/2020 19:00

Reperi Gashi, i cili po shënon suksese të mëdha në industrinë e muzikës, ka blerë një veturë të re, shkruan lajmi.net.

Ai e bëri të ditur këtë gjë me anë të një videoje në Instagram, ku shfaqet brenda veturës ngjyrë hiri.

“Nuk mund të besoj që sapo e kam blerë këtë”, ka shkruar Gashi sipër asaj videoje, të cilën e fshiu menjëherë.

Kujtojmë se “Upset” titullohet kënga e fundit nga ky artist, në bashkëpunim me Njomzën dhe Pink Sweats. /Lajmi.net/