Gareth Bale tallet me Real Madridin pas kualifikimit në Euro 2020

Gareth Bale rrezikon të shkaktojë zemërim te Real Madridi pas festimit të tij të kualifikimit me Uellsin në Euro 2020.

Sport

20/11/2019 10:37

Uellsi – gjysmëfinalistët në Euro 2016 – rezervuan biletën e tyre në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm me fitoren 2-0 ndaj Hungarisë të martën.

Dopieta e Aaron Ramsey në Cardiff siguroi që Uellsi të kapërcejë Hungarinë dhe arriti vendin e dytë në Grupin E, përcjell lajmi.net.

Bale dhe shokët e tij të skuadrës festuan jashtëzakonisht shumë pas ndeshjes, veçanërisht me ish-yllin e Tottenham që tërhoqi vëmendjen.

Në momentin që u largua nga Madridi dhe u kritikua për përparësitë e tij mes dashurisë së tij për golfin, tifozët e Uellsit kanë brohoritur “Uells, Golf, Madrid”, i cili është dëgjuar gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.

Dhe të martën, Bale u pa duke festuar para një flamuri të Uellsit me fjalët: “WALES. GOLF. MADRID”. /Lajmi.net/