Gareth Bale afër rikthimit te Tottenham

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, mund të bëjë një rikthim të befasishëm te Tottenham Hotspur.

Sport

26/01/2020 10:33

Pak ditë pasi ishte raportuar se Bale ua ka bërë të ditur drejtuesve të Real Madrid se nuk largohet pa skaduar kontrata, uellsiani po lidhet me skuadrën e Tottenham Hotspur.

‘Daily Express’ raporton se Tottenham kanë hapur bisedimet për nënshkrimin e Gareth Bale nga Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Londinezët duan të finalizojnë operacionin gjatë këtij muaji.

Bale pëlqehet shumë edhe nga Jose Mourinho, ky i fundit që gjithashtu po insiston për një finalizim të marrëveshjes.

Uellsiani ka një pagë prej 650 mijë funteve në javë te Real Madrid. Paga mund të jetë problemi kryesror i Spurs, për transferimin e Bale. /Lajmi.net/