Garë energjike në Obiliq

Në Kuvendin Komunal të Obiliqit tash e katërmbëdhjetë vjet në pushtet ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në opozitë është ballafaquar me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Opinion

29/11/2013 17:28

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (

Pozitivisht vlerësohet kontributi i Xhafer Gashit që ka arritur që të rrisë dukshëm votat për këtë parti në komunë, pjesëmarrja në luftë dhe baza e fortë ekonomike e tij. Në debatet televizive ai ka prezantuar një program konkret, ka prezantuar projektin për sigurimin e ujit të pijshëm për fshatrat Brezhnicë e Kozaricë si dhe për ndërtimin e Lagjes së Dëshmorëve. Xhafer Gashi i AAK-së është vlerësuar edhe për programin e tij në fushën e ambientit, i cili parasheh mbjelljen e drunjve në rrugët kryesore në hyrje dhe dalje të kësaj komune, një hap i çmuar në drejtim të zbutjes së ndotjes në këtë qytet. Si dobësi është parë mungesa e përvojës në qeverisjen lokale, e po ashtu edhe mungesa e njohurive për situatën aktuale në komunë.

 

Obiliqi nëpër zgjedhje

Skena politike e Obiliqit deri në vitin 2009 ka qenë e dominuar nga dy subjekte politike, LDK dhe PDK, të përcjella nga AAK-ja por me një dallim relativisht të lartë në vota. Në zgjedhjet e radhës me 2013, LDK arrin ti afrohet numrit të votave që kishte marrë që në zgjedhjet e para lokale. PDK-ja në Obiliq i përmbahet një trendi besnik dhe që nga viti 2000 e deri ne zgjedhjet e vitit 2013 nuk kanë arritur të rrisin votën në mënyrë të theksuar por kanë ruajtur një stabilitet në vota. Në vitin 2009 AAK-ja hyn fuqishëm në skenën politike të Obiliqit por për pak nuk arrin të futet në balotazh.

Përkundër ngritjes që kishte në vitin 2009 në zgjedhjet lokale, AAK-ja vendosi që me 2013 të kandidojë me një kandidat tjetër gjë që solli balotazhin mes AAK-së dhe LDK-së. Dallimi jo i madh i votave mes kandidatëve si dhe vlerësimi relativisht i njëjtë i kandidatëve nga ana e analistëve dhe gazetarëve të angazhuar nga D4D tregon se vendimtare do të jetë aftësia e krijimit të koalicioneve brenda komunës dhe tërheqja e sa më shumë votuesve nga partitë tjera që nuk garojnë më. Vlerësimi i kandidatëve nga ana e grupit të analistëve për një nuancë ka vlerësuar dy kandidatët si jashtëzakonisht të përafërt.