Garë e nxehtë për Reusin

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka zgjuar interesim të madh për shërbimet e tij. Ai kërkohet nga Liverpool, Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Sport

30/10/2014 20:52

Liverpool, Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid do të ballafaqohen me një garë të nxehtë mes vete për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Gjiganti bavarez vazhdon të jetë i interesuar për Reusin edhe pse zyrtarë të Dortmundit kanë insistuar se në rast të largimit të mesfushorit ofanziv, ai nuk do të përfundojë në Allianz Arena.

Mirëpo, sipas mediave britanike, Bayern Munich vazhdon të jenë në garë së bashku me dy gjigantë të Premierligës, Liverpool, Manchester United dhe Real Madridin nga La Liga.

Ku do të përfundojë Reus? Apo, a do ta vazhdojë ai kontratën e tij në Borussia Dortmund? Kjo mbetet të shihet.