Garancitë e tij për serbët

Aleksandar Vulin mori pjesë në hapjen e fabrikës në Zubin Potok. Tha se jeta e serbëve në Kosovë është e pamundur pa Qeverinë e Serbisë, prandaj garantoi se Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë.

Lajme

30/11/2013 14:49

Ministri në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovë, Aleksandar Vulin, ka vazhduar vizitën e tij me hapjen e fabrikës për qepjen e kamishave “Javor” .

Me këtë rast, Vulin tha se Qeveria e Serbisë dëshiron që serbët e Kosovës të jetojnë nga puna e tyre.

“Hapja e një fabrike, e cila punëson 120 njerëz, do të ishte sukses gjithkund në Serbi, por nëse një gjë e tillë ndodh në Kosovë, kjo është një çudi e vërtetë”.

Ai tha se kjo fabrikë nuk do të jetë investimi i fundit dhe se ka plane tjera për investime edhe në komunat tjera me shumicë serbe.

“Pa Qeverinë dhe miqtë të cilët iu përgjigjen pozitivisht asaj, kjo nuk do të ishte e mundur. Jeta e serbëve në Kosovë është e pamundur pa Qeverinë e Serbisë dhe ne do të vazhdojmë tutje në Kosovë”.

Kryetari i ri i Zubin Potok’ut, Stevan Vulovic, ka thënë se kjo fabrikë më parë nuk kishte punuar për arsye se qeverisja lokale paralele nuk ka dashur që ta bëjë një gjë të tillë, pa pasur pëlqimin e Qeverisë së Serbisë.