Gara për MVP: Këta janë pesë lojtarët që udhëheqin garën – prinë Antetokounmpo

Gara për çmimin e MVP do të jetë jashtëzakonisht interesante këtë sezon në NBA.

Sport

22/11/2019 23:56

Giannis Antetokounmpo do të synojë të mbrojë çmimin e tij, dhe ai është në rrugë të mirë për të bërë këtë.

Në ndjekje të këtij çmimi është edhe LeBron James, si gjithmonë. Ai pozicionohet aktualisht në pozitën e dytë në garën për MVP, sipas renditjes aktuale të ‘NBA TV’, transmeton lajmi.net.

Luka Doncic është befasia më e këndshme që po ndodh këtë sezon, dhe ai gjendet në pozitën e tretë në garën për MVP, kur ka kaluar një muaj nga fillimi i sezonit.

James Harden është lojtari i katërt më i mirë deri më tani, kurse Kawhi Leonard është i pesti në listë.

Mbetet të shihet se si do të shkojë kjo garë deri në fund të sezonit. Giannis është spektakolar, por edhe LeBron James në sezonin e tij të 17-të po bën punë të mrekullueshme. /Lajmi.net/