Gara për Këpucën e Artë të Evropës – kështu qëndron renditja

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, sezonin e kaluar fitoi për të gjashtën herë Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Sport

30/05/2020 08:34

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë këtë vit duket larg këtij synimi, por me ndeshjet e mbetura dhe paraqitjet e tij, gjithçka mund të ndodh.

Si asnjëherë më parë viteve të fundit, këtë herë çuditërisht në krye nuk është as Cristiano Ronaldo, që paraqitet në Itali te Juventus, shkruan lajmi.net.

Është një tjetër futbollist nga Serie A që po i prinë garës me 27 gola të shënuara. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.

Reprezentuesi italian po ndiqet nga Robert Lewandowski i Bayern Munich, që po ashtu ka shënuar 27 gola në Bundesligë, por ka më shumë ndeshje të luajtura.

Renditja vazhdon me Timo Wernerin e RB Leipzig dhe Erling Haalandin e Borossia Dortmundit.

Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, i gjejmë vetëm në vendin e pestë dhe të gjashtë, me 21 gola të shënuara, respektivisht 19.

Renditja për Këpucën e Artë:

Ciro Immobile | Lazio | 27 gola (54 pikë)

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 27 gola (54)

Timo Werner | RB Leipzig | 24 gola (48)

Erling Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 26 gola (44)

Cristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (42)

Lionel Messi | Barcelona | 19 gola (38)

Jamie Vardy | Leicester City | 19 gola (38)

Kylian Mbappe | PSG | 18 gola (36)

/Lajmi.net/