Gara për ‘Këpucën e Artë’: Shikoni diferencën Messi – Ronaldo

Gara për ‘Këpucën e Artë’ edhe këtë vit po del të jetë shumë interesante.

Sport

18/03/2019 16:45

Një ndryshim i vogël nga vitet e kaluara, është mungesa e Cristiano Ronaldos në pozitat e para.

Këtë vit, janë argjentinasi Lionel Messi si gjithmonë, dhe francezi Kylian Mbappe ata të cilët po garojnë për këtë trofe individual.

Ylli argjentinas i cili luan me Barcelonën i prinë kësaj gare, duke numëruar plot 29 gola këtë edicion, përcjell lajmi.net.

Pas tij është francezi Kylian Mbappe, i cili ka realizuar tri gola më pak (26). Pozita e tretë i takon lojtarit të Sampdorias, Fabio Quagliarella me 21.

Cristiano Ronaldo dhe Krzysztof Piatek numërojnë nga 19 gola, kurse Aguero dhe Lewandowski nga 18. /Lajmi.net/