Gara për ‘Këpucën e Artë’ – nuk shihen Messi e Ronaldo

Gara për ‘Këpucën e Artë’ po del të jetë shumë interesante këtë vit.

Sport

18/01/2020 23:52

Top pesë ligat evropiane kanë dhuruar spektakël, e në këtë spektakël vëmendje kanë marrë lojtarë si Timo Werner, Ciro Immobile e Lewandowski.

Treshja prijnë listën e kandidatëve për ‘Këpucën e Artë’, me më së shumti gola të shënuara deri në këtë pikë të sezonit.

Mirë qëndrojnë edhe dyshja e Premierligës, Sergio Aguero e Jamie Vardy, të cilët mbyllin top pesën.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen e pesë lojtarëve me më së shumti gola këtë edicion. Çuditërisht, këtë edicion mungojnë Lionel Messi e Cristiano Ronaldo – së paku deri tani.

Ciro Immobile : 23 gola
Timo Werner: 20 gola
Robert Lewandowski: 19 gola
Jamie Vardy: 17 gola
Sergio Aguero: 15 gola /Lajmi.net/