Gara për Alvaro Morata – Newcastle i bashkohet garës me Arsenalin e Tottenhamin

Alvaro Morata është një nga sulmuesit më të përfolur ditëve të fundit.

Sport

08/06/2022 10:29

Lojtari me shumë gjasë do të kërkojë skuadër të re, pas Atletico Madrid e Juventus nuk kanë gjetur marrëveshje për të shtyrë huazimin ose blerjen e plotë të spanjollit.

Në garë për lojtarin e kombëtares së Spanjës tashmë janë tri skuadra nga Premier League.

‘The Sun’ insiston se garës për Morata i është bashkuar edhe skuadra e Newcastle United, anash Arsenal e Tottenham, përcjell lajmi.net.

Morata nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në ‘Wanda Metropolitano’, pasi Diego Simeone ka të tjerë në listën e prioriteteve.

Mbetet të shihet se kush nga skuadrat do ta bind Atleticon për kartonin e Morata. /Lajmi.net/