Gara e përvitshme, babagjyshët “pushtojnë” Liverpoolin
Mediet sociale raportuan se më shumë se 1.500 garues ishin regjistruar për të marrë pjesë në garën e këtij viti.

Bota
Qindra persona të veshur si babagjyshë të Vitit të ri mbushën rrugët e Liverpoolit, për garën e përvitshme “Santa Dash” që mbahet në qytetin anglez.
Atletë, vrapues dhe thjesht shëtitës, të veshur me kostumet e babagjyshit, u mblodhën në bulevardin “Canada” të Liverpoolit, për të nisur garën 5 km të gjatë përreth qytetit, transmeton “Top Channel”.
Mediet sociale raportuan se më shumë se 1.500 garues ishin regjistruar për të marrë pjesë në garën e këtij viti.
