Ganimete Musliu shkon në Kuvend me uniformë të Ushtrisë

Gjithçka është gati për të filluar seanca në të cilën pritet të votohen projektligjet që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 10:58

Deputetët kanë hyrë në sallë ndërsa ka të ftuar edhe mysafirë.

Deputetja Ganimete Musliu sot është veshur në mënyrë të veçantë. Ajo ka veshur një pallto me ngjyrat e ushtrisë.

Kjo si simbolikë që sot do të votohet për ushtrinë e ardhshme.

Musliu e cila vjen nga Drenica, njihet për veshje të veçanta në ditë të veçanta.