Gani Koci e quan Fatmir Limajn turp i politikës kosovare

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gani Koci ka thënë se ndjehet i turpëruar me ish bashkëpartiakun e tij, Fatmir Limaj. Ai i ka porositur Limajn që mos të harroi kush e futi në politikë dhe kush e bëri Magjistër të shkencave juridike.

Lajme

03/08/2015 14:13

“Fatmir, jemi turpëruar me qëndrimin tënd “dinjitoz” në Gjykatën e Hagës, por i jemi gëzuar lirimit tënd. Dije se je turpi i politikës dhe demokracisë kosovare”, shkruan Koci në profilin e tij facebook.

Më tutje ai ka porositur Limajn që të mos shet mend për ligje e norma juridike, ngasë tjetër kush e bëri atë Magjistër të juridikut.

“Mos ja fut kot me rregulla juridike e drejtësi. Kujtoje kush të futi në politikë dhe cili ishte tjetri që të bëri Magjistër të shkencave juridike. Ti nuk e din as çfarë titulli kishte punimi yt i Magjistraturës. Aman mos na shit mend të paktën neve që të njohim”, ka thënë Koci.