Gana mposht Korenë e Jugut, komplikohen punët për koreanët

Ka përfunduar ndeshja në mes Koresë së Jugut – Ganës. Gana mposhti 3:2 Korenë, në ndeshjen e vlefshme për grupe të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën koreanët, duke krijuar raste të mira shënimi, por më konkret ishin ganezët. Në dy tentime drejt portës, shënuan dy gola. Fillimisht ishte Salisu që…

Sport

28/11/2022 16:02

Ka përfunduar ndeshja në mes Koresë së Jugut – Ganës.

Gana mposhti 3:2 Korenë, në ndeshjen e vlefshme për grupe të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e nisën koreanët, duke krijuar raste të mira shënimi, por më konkret ishin ganezët.

Në dy tentime drejt portës, shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Salisu që në minutën e 24` i dha epërsinë Ganës.

Mirëpo, ata nuk u ndalën me aq, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Po zhvillohej minuta e 34` kur Kudus dyfishoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të ganezëve.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola të tjera.

Koreanët ishin ata që brenda tre minutash shënuan dy herë me Gue-sung, fillimisht në minutën 58`, më pas në 61`.

Por, ganezët nuk u dorëzuan pas atij barazimi, pasi shënuan edhe një herë.

Po rridhte minuta e 68` kur Kudus i dha epërsinë përsëri ganezëve.

Me këtë fitore Gana pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë.

Ndërsa, Koreja e Jugut gjendet në vendin e katërt me vetëm një pikë dhe i vështirësohen punët për kualifikim tutje./Lajmi.net/