Galatasaray ka 45 ditë kohë për ta larë një borxh ose Milot Rashica kthehet në Norwich City

Skuadra e Galatasarayt para disa dite arriti të festonte titullin kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23. Por, tani po përballet me një problem nga shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, shkruan Lajmi.net Bordi i FIFA-s vendosi që skuadra turke t’i paguaj plotë 2.8 milionë euro futbollistit nga Norvegjia, Omar Elabdellaoui, sepse ndërprerja…

Sport

02/06/2023 17:34

Skuadra e Galatasarayt para disa dite arriti të festonte titullin kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.

Por, tani po përballet me një problem nga shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, shkruan Lajmi.net

Bordi i FIFA-s vendosi që skuadra turke t’i paguaj plotë 2.8 milionë euro futbollistit nga Norvegjia, Omar Elabdellaoui, sepse ndërprerja e kontratës ndodhi në mënyrë të padrejt.

Andaj skuadra ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka vetëm 45 ditë kohë për ta larë këtë borxh, ose do t’i ndalohet mundësia për të bërë transferime gjatë afatit të verës.

Dhe kjo duket se mund të ketë ndikim edhe te lojtari “dardan”, i cili shpreson të qëndroj në Turqi edhe për një sezon tjetër.

Kujtojmë që Milot Rashica është në pronësi të Norwich Cityt, por agjentët e tij e kanë konfirmuar dëshirën e lojtarit kosovar të qëndroj më gjatë në Galatasaray./Lajmi.net/