Galaktikët e Realit: ma të fortë këta apo ata?

Real Madridi bëri blerje të mëdha këtë verë, duke sjell në Bernabeu yje si Rodriguez e Kroos. Shtrohet pyetja: A ishte më “Galacticos” Reali i vitit 2003 apo ai i 2014-shit?

Sport

24/07/2014 19:26

Real Madridi e ka ndërtuar një skuadër të mbushur me yje. Los Blancos i kishin në ekip lojtarët e kalibrit të Cristiano Ronaldos e Gareth Bale, ndërsa ua shtuan atyre edhe yjet si James Rodriguez e Toni Kroos.

Tash, shtrohet pyetja nëse Reali i vitit 2014 është më “Galacticos” sesa ai i vitit 2003, që po ashtu ishte i mbushur me yje si Zinedine Zidane, Luis Figo, Ronaldo, David Beckham etj…