Gafa e klubit të Ligue 1: Harrojnë lojtarin në stadiumin mysafir në udhëtimin mbi 1 mijë kilometra
Sezoni i Ligue 1 Francez po i vjen fundi dhe lojtarët e Ajaccio nuk do ta kujtojnë mirë. Para disa javësh ata u ç’regjistruan edhe matematikisht nga liga dhe në turin e parafundit u mundën 3:0 në udhëtim te Lens. Pas debaklit ata janë nisur për në shtëpi, por as gafat nuk u ndalën me…

Sport
Sezoni i Ligue 1 Francez po i vjen fundi dhe lojtarët e Ajaccio nuk do ta kujtojnë mirë.
Para disa javësh ata u ç’regjistruan edhe matematikisht nga liga dhe në turin e parafundit u mundën 3:0 në udhëtim te Lens.
Pas debaklit ata janë nisur për në shtëpi, por as gafat nuk u ndalën me kaq.
Jo shumë kohë pasi autobusi i tyre i klubit u largua nga stadiumi i Lens, sulmuesi 19-vjeçar Ben-Hamed Toure doli nga dhoma e zhveshjes dhe njoftoi gazetarët e mbledhur se kolegët e tij e kishin harruar.
Instant Ligue 1 folklore: The AC Ajaccio bus left Lens’ Bollaert stadium last night without centre-forward Ben Hamed Touré (19) by accident.
“They forgot me,” he told @TomEmyRuben. pic.twitter.com/QJpoEysgrv
— Get French Football News (@GFFN) May 28, 2023
Toure i kontaktoi ata me telefon dhe ata shpejt u kthyen për të, për fat, sepse vizita në Lens është një nga më të largëtat për Ajaccio, e cila është mbi 1300 kilometra në jug.
Ajaccio renditet në pozitën e parafundit në Ligue 1 me 23 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/