Gaethje: Mund të kthehem qysh pas gjashtë javëve

Justin Gaethje ka pësuar humbje në duelin me Khabib Nurmagomedov.

Sport

24/10/2020 23:04

Gaethje ishte i pafuqishëm t’i shmangej mbërthimit të Khabib Nurmagomedov, duke pësuar humbje.

Pas ndeshjes, luftëtari ka bërë të ditur se është gati të kthehet dhe se në oktogon ai ndihet i gjallë.

“Ndihem i gjallë, për këtë arsye isha këtu në ring sonte. Puna ime është kjo. Dua të kujdesem për shëndetin. Mund të kem edhe pesë ndeshje të mira në UFC. Jam në gjendje të mirë. Në gjashtë javë apo tetë javë mund të rikthehem”, ishin fjalët e Gaethje pas ndeshjes me Khabib.

Pas ndeshjes, Khabib Nurmagomedov ka njoftuar se do të pensionohet nga UFC. /Lajmi.net/