Gabriel “driblon” Barcelonën: Ndihem mirë tek Arsenal

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, është shprehur se po ndihet mirë tek Arsenali, duke e mënjanuar një interesim të Barcelonës në drejtim të tij.

Sport

14/04/2022 18:27

23-vjeçari po kalon në një formë fantastike me “The Gunners” këtë sezon, ku së bashku me Ben White e kanë formuar një tandem stabil që ka munguar në skuadrën londineze për një kohë të gjatë.

“Ndihem mirë në Arsenal. Ndihem sikur në shtëpi. Është një skuadër e mrekullueshme dhe mendoj se do të arrijmë shumë gjëra të mëdha bashkë”, u shpreh braziliani, transmeton lajmi.net.

Ditë më parë, nëpër mediet angleze, u raportua për një ofertë të mundshme të Barcelonës për lojtarin që do të përfshinte një shkëmbim të mundshëm me Memphis Depay. /Lajmi.net/