Gabon Napoli, barazon me Cagliarin
Napoli nuk ka arritur të fitojë me shumë se një pikë ndaj Cagliarit.
Sport
“Napolitanët” ishin më të mirë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Ishte Victor Osimhen që pas asistimit të Insignes arriti t’i jap epërsinë Napolit, gol për skuadrën e Gennaro Gattusos vlen tri pikë.
Osimhen realizoi sërish në pjesën e dytë, por goli u anulua shkaku i një faulli dhe derisa pritej përfundimi i ndeshjes, Cagliari gjeti golin përmes Nandez (90+).
Ylli kosovar, Amir Rrahmani këtë ndeshje qëndroi në stol.
Napoli me këtë fitore renditët në pozitën e katër me 68 pikë, derisa Cagliari në vendin e 16-të me 32 sosh./Lajmi.net/