Gabon Juve, barazon me Veronan

Juventus ka udhëtuar në Marc’Antonio Bentegodi për tu përballur me Veronan në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Sport

27/02/2021 22:39

“Bianconerët” patën iniciativën në pjesën e parë por nuk arritën të gjejnë portën e Veronas, transmeton lajmi.net.

Skuadrat shkuan në pushime me barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, Federico Chiesa dhuroi një asistim të bukur për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi në min (49’) për ti dhënë avantazhin Juventusit.

Ronaldo shënoi golin e 19-të në Serie A këtë sezon dhe është golashënues i kampionatit.

Por, Verona rrezikoi disa herë portën e Szczesnyt me anë të Migel Velosos.

Ishte futbollisti Barak i cili realizoi në min (77’) për të barazuar shifrat.

Rezultati përfundimtar, Vernoa 1-1 Juventus.

Me këtë barazim, Juventusi mban pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona qëndron në pozitën e nëntë me 35 pikë./Lajmi.net/