‘Gabimi’ i Realit
Afati kalimtar i futbollistëve u mbyll në mesnatë. Por, a e bëri Real Madrid gabimin më të madh duke lejuar largimin e mesfushorit Xabi Alonso në drejtim të Bayern Munichut?
Sport
Real Madrid pësoi humbje të thellë e të papritur në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 4:2 në kuadër të xhiros së dytë të La Ligës.
Dhe, pikërisht ky ballafaqim solli një bindje se skuadrës i mungon shumë Xabi Alonso. Mesfushori spanjoll u largua nga Santiago Bernabeu duke iu bashkua Bayern Munichut.
Ndërsa, më herët gjatë afatit kalimtar, Reali kishte angazhuar mesfushorin Toni Kroos nga gjiganti bavarez.
Mirëpo, tabloidi britanik “Metro”, shkruan se largimi i Alonsos do t’i kushtojë shtrenjtë Real Madridit.
Madje, ai ka konstatuar se gjiganti madrilen bëri gabimin më të madh të afatit kalimtar të verës duke lejuar largimin e një futbollisti të madh si Alonso. Kush do të ketë të drejtë në fund, do ta tregojë vetëm koha.