Gabim pas gabimi

Oliver Bauman është portier shumë i mirë. Nëse nuk do të ishin pritjet e tij të jashtëzakonshme, Freiburg nuk do të përfundonte i pesti në Bundesligë dhe nuk do të garonte në fazën e grupeve në Europa League. Por, paraqitjen në ligë kundër Hamburgut në fundjavë do ta kujtojë për një kohë të gjatë. Shumë…

Sport

29/10/2013 14:20

Oliver Bauman është portier shumë i mirë. Nëse nuk do të ishin pritjet e tij të jashtëzakonshme, Freiburg nuk do të përfundonte i pesti në Bundesligë dhe nuk do të garonte në fazën e grupeve në Europa League.

Por, paraqitjen në ligë kundër Hamburgut në fundjavë do ta kujtojë për një kohë të gjatë. Shumë gjatë. 23-vjeçari, siç pritej, e nisi duelin si titullar dhe luajti nga minuta e parë e deri në fund.

Në vend se të shfaq atë që di ta bëjë më së miri, ose së paku të pret ndonjë top si çdo portier tjetër që ka një detyrë të tillë, ai bëri gabime të rënda. Jo një, as dy, por në të tri rastet kur Hamburg shënoi gola.

Për ta përshkruar së miri nuk mjaftojnë fjalët por xhirimi i paraqitjes së tmerrshme nga ana e tij që me siguri është më e dobëta në karrierën e deritashme. Kjo ishte dita më e keqe në jetën e tij si portier.