Gabigol largohet nga Interi, befason me skuadrën e re
Gabriel Barbosa do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Interi pas përfundimit të këtij edicioni.
Sport
Skuadra zikaltër që investoi 30 milionë euro për brazilianin, pritet ta dërgojë në huazim, për të marrë përvojë në një skuadër ku do t’i besohet pozita e titullarit.
Sot në mediet në Itali, si pistë është përmendur skuadra e Las Palmas, në Spanjë.
Raportohet se në ditët e ardhshme do të ketë takime mes zyrtarëve të Interit dhe të Las Palmas, për të finalizuar huazimin e 20 vjeçarit./Lajmi.net/