G7, sanksione të reja kundër Rusisë?

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre që të intensifikojnë sanksionet kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Bota

03/06/2014 19:40

Intensifikimi i sanksioneve shtesë kundër Rusisë pritet të ndodhë në takimin e ardhshëm në Bruksel, që do të mbahet këtë javë.

Takimi i 4 dhe 5 qershorit, që organizohet nga Bashkimi Evropian, fillimisht ishte planifikuar si takim i G8-ës në resortin rus të Detit të Zi, në Soçi.

Takimi u ri-organizua si samit i G7-ës në Bruksel, pasi Rusia e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në muajin mars. (REL)