G7 pezullon bashkëpunimin me Rusinë

Udhëheqësit e Grupit 7, i cili përbëhet nga shtatë fuqi të mëdha industriale, kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në G8, në kuadër të të cilit bën pjesë edhe Rusia.

Bota

25/03/2014 09:30

Udhëheqësit e Grupit 7 kanw shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë ukrainase dhe duke tërhequr vërejtjen për “pasoja thelbësore” për veprimet e Moskës.

Kjo do të thotë se samiti i G8-ës, i paraparë të mbahet në Soçi në muajin qershor, është anuluar, raporton RFE.

Liderët e Kanadasë, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë pajtuar që samitin e planifikuar të mbahet në Soçi ta bartin në Bruksel.

Liderët e G7-ës kanë lëshuar deklaratën pas takimit të mbrëmshëm në Hagë.

G7-ta ka dënuar, siç është shprehur, përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar Krimenë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.