G20 zbulon planin për rritje ekonomike

Liderët e samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, kanë thënë se kanë krijuar një plan për të thelluar rritjen globale në më shumë se 2 trilionë dollarë deri në vitin 2018, duke nxitur tregtinë dhe investimet në infrastrukturë.

Bota

16/11/2014 10:52

Ata janë duke zhvilluar ditën e dytë të samitit në Brizbën të Australisë.

Plani ekonomik është shpallur nga kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Ai po ashtu thotë se G20-ta dëshiron të shohë edhe 100 milionë gra të punësuara deri në vitin 2025.

G20-ta do që të reduktojë edhe koston e dërgimit të të hollave nga punëtorët migrantë në vendet e tyre, transmeton rel.

Remitencat shihen si vendimtare për të mbështetur miliona familje në vendet në zhvillim.