G2 Esports kërkojnë zëvendësuesin e ‘Aleksib’ – ‘rigoN’ flitet se do ta lë Bad News Eagles për këtë lëvizje

Skuadra kosovare e Counter-Strike: Global Offensive, Bad News Eagles mund ta humbin një prej lojtarëve kryesorë të tyre.

Sport

18/07/2022 18:55

Rigon ‘rigoN’ Gashi është duke u lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e G2 Esports, përcjell lajmi.net.

G2 do t’i ndajnë rrugët me Aleksi ‘Aleksib’ Virolainen dhe me trajnerin Remy ‘XTQZZZ’ Quoniam, mëson BLIX.GG, përcjell lajmi.net.

Kjo lëvizje do të bëhet vetëm gjashtë muaj pasi dyshja në fjalë i janë bashkuar organizatës G2 Esports.

Tani, sipas shumë zërave, lojtari kosovar me shtetësi të Zvicrës, Rigon ‘rigoN’ Gashi do ta zëvendësojë ‘Aleksib’ te G2.

Për këto zëra, një lloj afirmimi ka dhënë edhe vet lojtari, duke bërë një ‘retweet’ përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Twitter’, ku flitet pikërisht për këtë lëvizje.

“Kush mund ta konfirmojë kalimin e ‘rigoN’ te G2”?, shkruan profili me emrin ‘robkoleague’, e ky postim u shpërnda nga ‘rigoN’.

Lojtari kosovar është kontaktuar nga lajmi.net, por nuk ka kthyer një përgjigje për spekulimet në fjalë.

Kujtojmë se pjesë e G2 Esports janë aktualisht lojtarët si NiKo, Aleksib, huNter-, JACKZ e m0NESY. /Lajmi.net/