Fytyrat publike që iu gëzuan fitores së Kosovës ndaj Maltës

Sonte në stadiumin e Prishtinës, "Fadil Vokrri", në Ligën e Kombeve u ndeshën shteti i Kosovës dhe ai i Maltës.

ShowBiz

11/10/2018 22:53

E duke që ndeshja u bë në vend, interesimi i shqiptarëve për ta parë nga afër këtë ndeshje ishte i madh, ndër ta edhe nga fytyrat publike, shkruan lajmi.net

Por, nga këta të fundit ndonëse nuk ishin në stadium, fitores me rezultat 3 me 1 për Kosovën iu gëzuan  edhe të famshëm të tjerë.

Leonora Jakupi, Fatmir Spahiu e Vedat Bajrami ishin disa nga personazhet që lojën e kanë parë ‘live’ në fushë kurse Blero, Besnik Qaka, Albert Krasniqi e Skivi të cilët ndeshjen e panë përmes ekranit televiziv iu gëzuan shumë kësaj fitore.

Sonte, me shumë meritë e gjithë Kosova ka festë. Faleminderit djem!/Lajmi.net/