Fytyra e re e Man Utd, Lingard premton se do ta sulmojnë Tottenhamin

Largimi i Jose Mourinhos nga posti i trajnerit të Manchester United duket se ka bërë që skuadra të fillojë të ndryshojë mentalitetin.

Sport

12/01/2019 11:47

Ylli i United, Jesse Lingard, para ndeshjes me Tottenham ka bërë të ditur se do të futen në lojë për ta sulmuar kundërshtarin.

“Do të jetë shumë e vështirë, por me ecurinë që kemi aktualisht, jemi optimist” ka thënë Lingard për faqen zyrtare të Manchester United, transmeton lajmi.net.

“Kështu që do të shkojmë atje me qëllim për të fituar dhe të marrim tre pikët. Jemi në formë fenomenale kështu që do të ishte perfekte po të fitonim ndaj Tottenham” ka thënë tutje lojtari.

Që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e United, skuadra ka regjistruar vetëm fitore, mirëpo kjo do të jetë ndeshja e parë “serioze” për trajnerin norvegjez. /Lajmi.net/