Fyerje në kor për Panuccin, përgjaket Berisha – Përkrahje apo urrejtje për Shqipërinë?

Shqipëria nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj për kampionatin evropian 2020.

Sport

22/03/2019 22:24

Në ndeshjen e parë në eliminatoret për këtë kampionat evropian, kombëtarja ‘kuq e zi’ pësoi dy gola në 55 minuta lojë.

Sikur kjo mos të mjaftonte, kundër trajnerit dhe lojtarëve duket se janë kthyer edhe tifozët e kombëtares, të cilët nuk po durojnë dot rezultatet negative, shkruan lajmi.net.

Momenti më i ‘gërditshëm’ ishte ai i minutës së 56’ kur portieri i kombëtares, Etrit Berisha, u godit me gjësende të forta në kokë, pas pranimit të golit të dytë.

Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte për të shfryrë mllefin e tifozërisë, atëherë vazhdoi skena e dytë e shëmtuar në ‘Loro Boriçi’.

I gjithë stadiumi jehonte me fyerjet drejtuar selektorit të kombëtares, Christian Panucci, i cili duket sikur është personi më i padëshiruar në Shqipëri aktualisht.

Shpresojmë që skena të tilla mos të përsëritën jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë stadium në botë. /Lajmi.net/