“Future Nostalgia” nga Dua Lipa, albumi nga një artiste femër që ka qëndruar më gjatë në “Billboard” gjatë dekades së fundit

0:06 | 14 Qershor 2021

Foto: Instagram

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e Billboard.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin, shkruan lajmi.net.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i saj në Instagram, e cila ka publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në Billboard albumi i saj u radhit si albumi që ka qëndruar më gjatë në ‘top 10’ nga një artiste femër në Billboard gjatë kësaj dekade.

Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur që kjo është java e radhës që “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify./Lajmi.net/