Vetura aksidentalisht futet në market, lëndohet konsumatori

Dje në Suharekë një veturë është aksidentuar, duke hyre kështu në ambientet e një lokali (supermarket). Si pasojë e humbjes së kontrollit të shoferit ndaj automjetit lëndime ka marrë një konsumator i rastit në market.

Lajme

22/04/2016 10:59

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se konsumatori nga goditjet e marra është dashur që të kërkojë tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull përderisa ishte duke parkuar veturën e tij Ford Escort nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me të njëjtin është përplasur në një market (dyqan). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, konsumator i rastit në market. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i njëjti është liruar”. /lajmi.net