Futet nën ujë nëndetësja gjigante (Foto)

Marina e Britanisë së Madhe ka lëshuar në ujë nëndetësen gjigante, HMS Artful, e cila i ka kushtuar gati një miliard sterlina.

Bota

19/05/2014 16:47

Me një gjatësi prej 94 metra, kjo nëndetëse mund të mbajë deri në 7,4 tonë mbushje bërthamore.

Kjo është nëndetësja e tretë nga e ashtuquajtura kategori e zgjuar e nëndetëseve, e cila lëshohet në ujrat britanike. Dy “motrat binjake”, HMS Astute dhe HMS Ambush tashmë janë testuar si të suksesshme.

HMS Artful mund të gjuan raketat Tomahock me precizitet që nuk është shënuar deri tani në historinë e marinës detare britanike.

HMS Artfull ka 39 mijë pllaka akustike dhe lundron nëpër deti duke bërë më pak zhurmë se sa një delfin.

Nëndetja e tretë e lëshuar në ujra e këtij lloji do t\’i nënshtrohet një serie të analizave komplekse për të provuar sigurinë dhe operacionalizimin e sistemeve të saja.

Marina britanike, një ndër më të fuqishmet në botë, është duke prodhuar edhe pesë nëndetëse tjera të këtij lloji.