Futet me dhunë në veturë një qytetar në Fushë Kosovë, pastaj sulmohet nga shtatë persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar fizikisht nga shtatë persona.

Lajme
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të shtunën rreth orës 14:00, ndërsa të dyshuarit thuhet se e kanë futur në veturë personin, duke e kanosur dhe sulmuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka futur ne veturë dhe e ka dërguar në një lokal ne Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë te cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Policia ka thënë se motivet e këtij rasti janë që personi u ka borxh të dyshuarve. /Lajmi.net/