Futbollit i shtohet një problem i ri

Përdorimi i substancave të ndaluara dhe kurdisjet e ndeshjeve vazhdojnë të jenë problemet kryesore me të cillat ballafaqohet sporti i futbollit. Por, sipas gjyqtarit Alberto Undiano, futbollit i është shtuar një problem i ri, simulimet e lojtarëve. Spanjolli – i cili do të drejtojë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon – ka thënë se…

Sport

13/09/2013 11:51

Përdorimi i substancave të ndaluara dhe kurdisjet e ndeshjeve vazhdojnë të jenë problemet kryesore me të cillat ballafaqohet sporti i futbollit.

Por, sipas gjyqtarit Alberto Undiano, futbollit i është shtuar një problem i ri, simulimet e lojtarëve.

Spanjolli – i cili do të drejtojë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon – ka thënë se detektimi i simulimeve është një prej sfidave më të mëdha sa i përket punës së gjyqtarëve.

“Simulimet përdoreshin si një formë e zhytjes në një pishinë, por sot ka situata kur futbollistët i praktikojnë ato si formë e provokimit të kontaktit”, deklaroi Undiano nga selia e UEFA-së për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ju e shihni kontaktin por nuk është gjithmonë aq e thjeshtë të shihet se kush e nxiri kontaktin. Simulimi është jashtëzakonisht i fshehur, si dopingu”, u shpreh ai.