Futbollisti theu rregullat e karantinimit, qeveria kërcënon ta ndalojë futbollin

Qeveria skoceze ka kërcënuar të "ndalë" sezonin e Premiershipit pasi Boli Bolingoli i Celtic ka thyer rregullat e karantinës së koronavirusit.

Sport

11/08/2020 11:11

Bolingoli udhëtoi për në Spanjë para se të luante në barazimin 1-1 të Celtic kundër Kilmarnock të dielën – diçka që klubi nuk ishte në dijeni deri pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Mosrespektimi i Bolingolit erdhi vetëm disa ditë pasi udhëtimi i Aberdeen në St Johnstone u anulua për shkak të dy lojtarëve të tyre që testuan pozitiv për koronavirus.

Tetë lojtarë të Aberdeen më pas kërkuan falje publike për shkeljen e udhëzimeve duke vizituar një bar pas humbjes së tyre të ditës së parë ndaj Rangers më 1 gusht.

Këto raste kanë bërë që qeveria skoceze të kërcënojë Federatën e Futbollit se do ta ndalojë futbollin në rast se vazhdohet mosrespektimi i masave. /Lajmi.net/