Futbollisti shqiptar me veturën më luksoze në botë, një të tillë posedon vetëm Ronaldo

Xherdan Shaqiri nuk po luan shumë në këtë sezon te Liverpool, por po bën jetë luksoze jashtë fushës.

Sport

08/04/2019 15:42

Në ndeshjen e parë të çerekfinales në mes Porto dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është përsëri në stol.

Në gjashtë ndeshjet e fundit anësori kosovar ishte në pozicionin e njëjtë.

Kjo e dallon atë nga yje si Cristiano Ronaldo, kundër Ajax-it, ose Paul Pogba dhe Romel Lukaku, të cilët janë të vendosur nga Manchester United kundër Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Tutje Blick raporton se Shaqiri tashmë shkon njësoj si Cristiano, Pogba, Lukaku dhe Griezman me një makinë luksoze të tipit Rolls-Royce, ngjyrë e zezë me çmim marramendës.

Xherdan Shaqiri dhe vetuar e tij luksoze u krahasuan me ato të Cristiano Ronaldos i cili poashtu ka një SUV Rolls-Royce Cullinan (571 PS), e që kushton pothuajse gjysmë milioni franga.

Por tutje shtohet se në garazhin e tij ka edhe Ferrari, Lamborghini, Bugatti e Porsche.

Lukaku nga ana e tij bashkë me disa vetura të llojit Mercedes, preferojnë dhe Wraith, të bardhë, e që Griezmann vazhdon të jetë një fans i Rolls-it gjithashtu. /Lajmi.net/