Futbollisti që nuk mungon kurrë

Cristiano Ronaldo ka luajtur në çdo minutë deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Nëse ekziston një tjetër kategori në të cilën ai është superior ndaj rivalit të Barcelonës, Lionel Messi, atëherë është paraqitja e tij e jashtëzakonshme fizike. Ylli i Real Madridit ka thyer një tjetër rekord këtë vit duke luajtur në…

Sport

20/11/2013 15:05

Cristiano Ronaldo ka luajtur në çdo minutë deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë.

Nëse ekziston një tjetër kategori në të cilën ai është superior ndaj rivalit të Barcelonës, Lionel Messi, atëherë është paraqitja e tij e jashtëzakonshme fizike.

Ylli i Real Madridit ka thyer një tjetër rekord këtë vit duke luajtur në komplet 1170 minutat e deritashme në La Ligë. Ronaldo kundër Messit? Ekziston një dallim i madh mes tyre sa i përket formës fizike, këtë vit.

Derisa Ronaldo ka shijuar maksimalisht fushën, ylli argjentinas ka pësuar pesë lëndime, përfshirë këtë të fundit që do ta lë jashtë fushës për rreth dy muaj.

Në mungesë të Messit, Ronaldo e ka bërë prezencën e tij të ndihet duke realizuar numër rekord golash për Real Madridin kurse vetëm në javën e fundit shënoi katër herë për Portugalinë në fitoren me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Suedisë, që i kualifikoi ata për në Kampionatin botëror 2014.