Futbollisti më i shpejtë i Arsenalit

Pothuajse të gjithë mendojnë se Theo Walcott është futbollisti më i shpejtë në Arsenal. Ata janë gabim. Ylli anglez ka pranuar se rekordi i tij është thyer nga mbrojtësi Hector Bellerin.

Sport

13/08/2014 17:00

Nëse ju kërkohet të jepni një emër se kush është futbollisti më i shpejtë në Arsenal me siguro se do të përmendnit Theo Walcottin.

Nëse jo atë, atëherë mund të konsideronit Alex Oxlade-Chamberlain, Alexis Sanchez e dikë tjetër.

Por, do të gabonit. Në paraqitjen e tij në ditën e anëtarëve të Arsenalit, Walcott zbuloi se rekordi i tij në vrapim, të cilin ai ia theu ish sulmuesit Thierry Henry, tani i takon mbrojtësit Hector Bellerin.

I pyetur se kush do të fitonte një ballafaqim të shpejtësisë mes tij dhe Thierry Henry, Walcott u përgjigj: “Unë. Thierry është në të tridhjetat andaj do të isha i dëshpëruar nëse nuk do ta mposhtja. E kam mposhtur rekordin e tij të vrapimit, por Hector tani e ka thyer atë”.

Bellerin ka shkëlqyer në ndeshjet përgatitore dhe ka bërë tifozët e Arsenalit të mendojnë se mund të jetë anëtar i dobishëm i ekipit në të ardhmen.