Futbollisti më i pistë në histori, 47 kartonë të kuq

Gerardo Bedoya është një emër që pjesa më e madhe të tifozëve të futbollit në Evropë nuk e ka idenë kush është, por gjyqtarët në Amerikën e Jugut e njohin thuajse të gjithë.

Sport

07/04/2020 12:18

Bedoya ka luajtur plot 49 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë dhe luajti një rol thelbësor në Kupën e Amerikës 2001, e vetmja veprimtari madhore e fituar nga ky vend.

Por jashtë Kolumbisë do të mbahet mend për një gjë të vetme: kartonët e kuq. 47 të tillë gjatë karrierës për të qenë më të saktë. Kjo e bën zyrtarisht lojtarin më të pisët në historinë e futbollit.

Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, nga viti 1995 deri në vitin 2015, ku ka luajtur me 12 klube të ndryshme në Kolumbi, Argjentinë dhe Meksikë, Bedoya u nxor nga fusha 45 herë, ndërsa dy përjashtime të tjera i ka marrë tani që është bërë zëvendës trajner.

Kartoni i kuq numër 46 i erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes së luajtur nga Independiente Santa Fe, kur për dhjetë minuta me radhë ofendoi gjyqtarët e ndeshjes, derisa këta të fundit e detyruan ta çojnë në tribunë.

Javën e kaluar, Bedoya u nxeh tmerrësisht në derbin ndaj Millonarios dhe ja tek erdhi përjashtimi i 47-të, i tmerrshëm, jo më kot në Kolumbi e thërrasin “bisha”.

Ata që nuk do ta harrojnë kurrë mesfushorin e dhunshëm janë tifozët e Deportivo Cali, ku luajti 138 ndeshje dhe mori 14 kartonë të kuq, mesatarisht një i kuq çdo 10 aktivizime.

Ja cila është harta e kartonëve:

Deportivo Cali: 14

Santa Fe: 10

Millonarios: 7

Racing Club: 5

Deportivo Pereira, Cucuta Deportivo, Colon, Atletico Nacional, Envigado: 2

Kolumbia: 1

Gerardo Bedoya: 2

Totali: 47 kartonë të kuq. /Lajmi.net/