Futbollisti i kombëtares kuqezi falënderon presidentin Thaçi

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, ka falënderuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas mesazhit që i pari i vendit e kishte postuar në rrjetin social Facebook në përkrahje të djelmoshave kuqezi me rastin e debutimit te Shqipërisë në Euro 2016 në Francë.

Lajme

11/06/2016 14:56

Ky është mesazhi që Memushaj ka shkruajtur në profilin e presidentit Thaçi në Facebook:

“Sonte është dita jonë, shpresojmë në fitore, #ForcaShqipëri

Respekt për ju, Ledian Memushaj”

Ledian Memushaj është futbollist i skuadrës italiane, Pescara, me të cilën këtë vitin ka siguruar rikthimin në ligën elitare të futbollit italian, Serie A.

13407690_10157030442120301_177575378_n

Rikujtojmë mesazhin që presidenti Thaçi e ka postuar sot në Facebook, në përkrahje të kombëtares kuqezi:

Rrugës për në Lens, bashkë edhe me aktorët Blerim Destani, Xhevdet Jashari dhe këngëtarët MC Kresha dhe Noizy, ku do të ndjekim nga afër debutimin historik të Shqipërisë në Euro 2016 përballë Zvicrës.

29 nga gjithsej 46 futbollistë në fushë sot janë shqiptarë, gjë që rrallë mbahet mend të jetë shënuar në historinë e sportit më popullor në botë.

Forca kuqezinjtë! HTH