Futbollisti kafshohet nga qeni
Anësori i skuadrës skoceze, Aberdeen, Jonny Hayes, është kafshuar nga një qen.

Sport
Jonny Hayes, futbollist i skuadrës Aberdeen që bën gara në Premierligën skoceze është kafshuar nga një qen në krahun e tij.
Mirëpo, fatmirësisht, ai nuk e ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Celtic-ut të mërkurën.
“Jonny është kafshuar nga një qen. Nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet se qeni ka vdekur pastaj”, ka njoftuar presidenti i skuadrës,Derek McInnes .
“Ishte një kafshim i rrezikshëm, por fatmirësisht ai do të jetë i gatshëm për nesër mbrëma”, shtoi Mclnnes, përcjell Lajmi.net nga BBC Sport.